Pas debatit të nxitur nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu për gjendjen në parti, ka reaguar sërish nënkryetarja Vlora Çitaku.
Kjo ka thënë se “nuk ia zgjatë askujt dorën kur vie puna tek mbështetja” për ish presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se UÇK-ja nuk është e PDK-së dhe “të mjerët” duhet ta shohin si vlerë të të gjithë Kosovës.
Çitaku ia ka rikujtuar Musliut se PDK e ka betejën me Kurtin, dhe për të ardhmen e vendit.
Postimi i plotë:
Edhe, meqë ra fjala, ama bash askujtë nuk ia zgjati dorën kur vie puna tek mbështetja për Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK- së. Kur të vije koha, do të flasin faktet.
Po ato janë procese të ndara nga beteja politike që e kemi në Kosovë. UÇK nuk është vetëm e PDK- së. UÇK është e Kosovës, ndonse disa të mjerë refuzojnë ta shohin si të tillë.
T’i ndajmë gjërat.
Betejën e kemi me Albin Kurtin. Betejnën e kemi për të ardhmen.
Bashkë.