8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Çitaku: Si shoqëri duhet të punojmë dhe të emancipohemi që vlerat virtytet, dhuntitë e kompetencat nuk kanë gjini

- Advertisement -

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA)organizoi konferencën “Formësimi i paqes: Përfshirja e grave në procesin e paqes Kosovë-Serbi”, raporton Ekonomia Online.

Genta Shabani, konsulente për  Hulumtim nga kjo organizatë ka thënë se vazhdimësia e hendekut gjinor në mjediset politike dhe institucionale vjen si rezultat i mungesës se strategjive dhe strukturave mbështetëse për përfshirje.

“Faktorët  kufizues në përfshirjen e grave në proceset formale të pagës në Kosovë shihen si të njëanshme, ekskluzive, me qasje lart-poshtë, elitiste dhe të imponuara nga akterët politik vendor dhe ndërkombëtarë. Modeli shihet si proces i orientuar drejt burrave, me mungesë të grave në pozita vendimmarrëse përveç kryenegociatores së mëparshme, znj. Edita Tahiri. Theksohet mungesa e perspektivës gjinore në procesin e dialogut i cili fokusohet në sigurinë tradicionale dhe jo sigurinë njerëzore dhe çështjet që prekin direkt gratë. Pavarësisht mekanizmave ligjor si Rezoluta 1325 e OKB-së, grat vazhdojnë të mos jenë te përfshira në proceset formale të pagës. Faktorët e procesit nënpërfaqësimi i grave në vendimmarrje dhe negociata formale, veçanërisht mungesa e konsultimeve me akterët lokale. Vazhdimësia e hendekut gjinor në mjediset politike dhe institucionale si rezultat i mungesës se strategjive dhe strukturave mbështetëse për përfshirje. Përzgjedhja e bazuar në numër dhe jo domethënie që rezulton në mungesë të agjendës gjinore në proceset formale të pagës. Mungesa së transparencës nga palët e përfshira në dialog, duke përfshirë paqartësinë e gjuhës së marrëveshjeve të arritura, narrativat e ndryshme publike dhe mungesën e konsensusit për statusin ligjor të marrëveshjeve të arritura pa nënshkrim”, ka thënë ajo.

Ndërsa nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Citaku është shprehur se duhet ti marrim seriozisht rekomandimet që do të dalin nga kjo konferencë dhe siq u shpreh ajo do të dëshironte që kjo tryezë të ishte më gjithëpërfshirëse.

“Po shpresojë që të gjithë përreth kësaj tavoline por edhe më gjerë do t’ i marrin seriozisht rekomandimet e juaja. Po ashtu do dëshiroja që kjo tryezë të ishte më gjithëpërfshirëse, sepse përfshirja e grave në proceset politike nuk duhet të jetë vetëm punë e grave. Kërkesa për gjithëpërfshirje nuk është një gjinore dhe nuk duhet të jetë një gjinore. Ne në PDK pikërisht për t’ ju ikur këtyre lloj ndarjeve kemi marrë vendim që forumin e gruas si të tillë ta shuajmë dhe po synojmë që të gjitha strukturat ndërtuese të partisë të jenë të përfaqësuara 50-50. Fatkeqësisht gjithmonë tradicionalisht kanë ekzistuar dy tavolina, tavolina e parë ku janë marr vendimet e mëdha ku rëndom janë ulur burrat dhe tavolina dytë që janë trajtuar tema më të lehta që rëndom që janë ulur gratë. Fatkeqësisht ende ka tema të burrave dhe temave të grave, ku flitet për politikat e mbrojtjes, politikat e sigurisë, kur flitet edhe për politikën e jashtme, rëndom personat e parë që ftohen edhe në studio televizive edhe në panele të ndryshme edhe tavolina vendimmarrëse fatkeqësisht vazhdojnë të jenë vetëm burrat. Ne kemi një betejë kulturore para vetes si shoqëri dhe duhet të punojmë dhe të emancipohemi që vlerat virtytet, dhuntitë, kompetencat nuk kanë gjini”, ka thënë Çitaku

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit