Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër lidhur me deklaratat e kryeministrit Kurti rreth takimit me Edi Ramën.
Çitaku ka thënë se Kurti e takon Vuçiqin pa kushte, kurse Ramës i vendosë kushte.
Postimi i plotë:
Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!!
Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp.
Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte.
Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale.