0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Çitaku: Shqipëria nesër hap negociatat, BE-ja t’ia liberalizojë vizat Kosovës

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga BE-ja liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Shqipëria hap nesër bisedimet e anëtarësimit me BE-në. Një sinjal i mirë për të gjithë rajonin. Tani, e dashur BE, jepi Kosovës Liberalizimin e Vizave të merituara. Është e turpshme”, ka shkruar ajo në Twitter.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë nesër Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Delegacioni shqiptar do të përbëhet nga 25 emra të lidhur me procesin e integrimit dhe kryesohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa pjesë e tij janë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, etj.

Takimi i parë pritet që nesër të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit