18.9 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Çitaku: Shpejt do të kemi zgjedhje të reja, Kurti s’do të jetë më kryeministër

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se së shpejti do të ketë zgjedhje të reja dhe se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër.

Çitaku tha se Kurti është dashur që të ulej dhe të bisedonte me aleatët e Kosovës, pasi sipas saj, Kosova vetëm formalisht negocion me Serbinë dhe se atë e ka përballë vetëm formalisht.

“Kosova vazhdimisht ka fituar kur është bashkërenduar me aleatët. Falë këtij bashkërendimi në Rambuje ne kemi fituar lirinë dhe në Vjenë në procesin e Ahtisaarit kemi fituar pavarësinë. Kosova vetëm formalisht negocion me Serbinë, vetëm formalisht Serbinë e kemi përballë”.

“Negociatat e diskutimi i vërtetë është mes Kosovës e aleatëve. Kurti në vend se që të përpiqet që të mbajë leksione të kota nëpër universitete, do të duhej të ulej dhe të bisedonte seriozisht me aleatët tanë. Por fati i mirë i yni është që kësaj qeverie i ka ardhur fundi, shpejt do të kemi zgjedhje të reja dhe Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, tha ajo për EO.

Ajo po ashtu është shprehur se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë e ka humbur vlerën pikërisht për shkak të qasjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Të ngjashme

Të fundit