2.2 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Çitaku: Refuzimi i Hajdarit dhe i Kurtit, sabotim i qëllimshëm i shtetit!

- Advertisement -

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të nisjes së gjyqit për skandalin e rezervave shtetërore, ku akuzohet ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari.

Refuzimi i Hajdarit dhe i Albin Kurtit në Prokurori, sipas saj, është sabotim i qëllimshëm i shtetit.

“Në të njëjtën ditë kur Prokuroria ngriti aktakuzë për sulmin terrorist në Ibër–Lepenc.

A po e kuptoni paradoksin? Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit.

Është përpjekje për të delegjitimuar institucionet dhe vet shtetin. E njëjta Prokurori është në të dyja rastet.

E çka tash?

A është kjo ftesë publike për secilin që të mos t’i përgjigjet Prokurorisë? Kjo është thirrje për anarki. Për kaos. Për vetgjyqësi.”– ka shkruar Çitaku

Të ngjashme

Të fundit