6 C
New York
Monday, December 1, 2025

Buy now

Çitaku reagon pasi ambasadorja e Kosovës në Norvegji u pa në tubimin e VV-së: Ambasadat nuk janë të partive, por të Republikës

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon avazin e vjetër, shpërdorimin e të gjitha resurseve shtetërore për beteje elektorale.

Kjo pasi ambasadorja e Kosovës në Norvegji u pa në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Çitaku ka thënë se ambasadat nuk janë të asnjë partie, por të Republikë së Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me avazin e vjetër, Kjo sjellje tregon mungesë respekti për vet shtetin dhe institucionet e Republikës. Institucionet janë më të mëdha se partitë, më të mëdha se individët. Ne jemi vetëm shërbyes të përkohshëm në to. Cenimi i institucioneve është i rrezikshëm për demokracinë, për ligjshmërinë dhe për vet Republikën. Ambasadat nuk janë të VV-së. As të PDK-së. Ambasadat janë të Republikës së Kosovës. Mendësisë abuzive të VV-së do t’i vijë fundi më 28 Dhjetor”, ka thënë Çitaku.

Të ngjashme

Të fundit