23.6 C
New York
Thursday, August 14, 2025

Buy now

Çitaku reagon pas emërimit të drejtorit të ATK-së: Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?

- Advertisement -

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, reagoi pas emërimit të Mentor Hysenit në krye të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ajo tha se e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit.

“Albin Kurti paska emëruar militantin partiak, ish-kandidatin për deputet Mentor Hyseni, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Ja pra, këta që nga opozita bënin betejë kundër nepotizmit e klientelizmit, dhe e kishin gojën plot meritokraci e parime, me të ardhur në pushtet u zhveshën nga çdo vlerë që predikonin. Ende besoj se e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit. Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?”, shkroi në Facebook, Çitaku

Të ngjashme

Të fundit