0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Çitaku reagon ndaj akuzave të Shkëlzen Gashit: Nuk kam abuzuar me fonde e pozitë

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj akuzave të ish-këshilltarit të Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, i cili e ka cilësuar Çitakun “përfaqësuese e regjimit të vjetër që ka vjedhur fondet e luftës”.

Çitaku ka thënë se asnjëherë nuk ka keqpërdorur fondet dhe as pozitat që ka mbajtur në shtet.

“Unë, përfaqësuesja e regjimit të vjetër 😀Asnjëhere nuk kam abuzuar me fonde, e as me pozitë. Nuk jam pasuruar financiarisht.Po, mua Kosova më ka dhanë gjana të cilat nuk blihen me para. Ma ka dhënë nderin me e nënshkru deklaratën e pavarësisë. Ma ka dhënë nderin me shërby si deputete, ministre, ambasadore. Ma ka dhanë nderin me qenë pjesë e proceseve shumë ma të mëdha se une vet. Andaj, përjetë i jam borxh, e përjetësisht do t’i shërbej”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit