-11.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Çitaku: Qeveria e Kosovës po tallet dhe po e përbuz ikën e të rinjve

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për kosovarët që po ikin nga vendi.

Bislimi ka ikja e të rinjve është diçka normale.

Çitaku ka thënë Qeveria e tanishme çështjen e migrimit është duke e trajtuar në mënyrë tallëse dhe përbuzëse.

Ajo ka kujtuar kohën sa ka qenë ministre e Integrimeve Evropiane, dhe ka thënë se së bashku me bartësit e institucioneve, presidenten Jahjaga dhe me kryetar të komunave kanë vizituar çdo qytetet e fshatra për të diskutuar me qytetarët.

Postimi i plotë:

Si sot e kujtoj kohën kur Kosova përballej me një valë të madhe të migrimit. Unë isha Ministre e Integrimeve Evropiane.

Sikurse që mbajë mend se atëbotë bartësit e institucioneve të Kosovës, duke filuar nga Presidentja Jahjaga e deri tek secili Kryetarë Komune, ishim në teren, në fshatëra a qytete, për të diskutuar. Ne e pranonim dhe e trajtonim si sfidë dhe si shqetësim. Mundoheshim së paku të dëgjonim.

Ndërkohë që sot, migrimi trajtohet nga Qeveria në mënyrë tallëse dhe përbuzëse.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit