28.8 C
New York
Saturday, September 20, 2025

Buy now

Çitaku: Qeveria e ardhshme e Kosovës do të jetë pa Lëvizjen Vetëvendosje

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se do të rrisin numrin e votave për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo ka theksuar Qeveria e ardhshme e vendit do të jetë pa Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë jam e bindur se do të shënojmë rritje të ndjeshme, nuk po jap kualifikime a do të dalim e para apo jo, por do të shënojmë rritje të ndjeshme”.

“Kemi indikacione të qarta edhe nga sondazhet e shumta që bëhen nga organizatat e ndryshme edhe në Kosovë, por edhe nga organizatat ndërkombëtare”.

“E them me goxha konfidencë që Qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës do të jetë pa Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Çitaku.

Të ngjashme

Të fundit