0.4 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Çitaku publikon videon duke e nënshkruar deklaratën e pavarësisë dhe rrëfimin e saj për 17 Shkurtin: Kisha një sekret

- Advertisement -

Vlora Çitaku ka publikuar videon kur ajo e kishte nënshkruar deklaratën e pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Ajo tha se kishte një sekret që nuk mund ta ndante me askënd: “Isha duke udhëhequr një pjesë të proceseve që ndërlidheshin me shpalljen e Pavarësisë – por askush nuk duhej të dinte se cilat ishin këto procese”.

“Me kujtohet si sot ajo dita e ftohtë e shkurtit. Secilit prej neve i kujtohet. Bënte acar i madh por tensioni ndihej në atmosferë që disa ditë më parë. Unë isha edhe më e tendosur sepse e dija një sekret që nuk mund ta ndaja me askend. As me familjarët më të afërt. Isha duke udhëhequr një pjesë të proceseve që ndërlidheshin me shpalljen e Pavarësisë – por askush nuk duhej të dinte se cilat ishin këto procese. Duhej pergaditur konferenca për shtyp për media botërore, por askush nuk duhej ditur se për cka po ftohet konferenca. Duhej bërë pergaditjet e sigurisë por as policët nuk e dinin se cka do të siguronin dhe kur do të siguronin. E kisha një sekret të madh në zemrën time, dhe nganjëhere qeshja me vehte dhe me lajmin që ma nxente zemrën. Obeliski NeëBorn pregaditej por nuk duhej ditë se kur do lindnim “foshnjën”.

Çitaku ka thënë se kishte shumë arsye për t’u gëzuar dhe për t’u përgatitur për më të keqen.

“Kishim shumë arsye për tu gëzuar dhe shumë arsye edhe për t’u pergaditur për më të keqën. Serbia sundohej nga nja nacionalist me agjendë të fëlliqur. Paralajmërohej dhuna, ndalja e rrymës. Agresioni verbal kishte arritur majat. Megjithatë, dihej se ne nuk do ta shtyjmë më procesin pasi që cdo rrugë e negociatave të Vjenës dhe vizitave të Trojkës Ishinger, Ëisner dhe Borcan Harcenko, ishte shpenzuar. Debatet e pafundëta në OKB ishin shterrur. Armiqt e pavarësisë nuk kishin se kah t’ia mbanin më. Ahtisaari e kishte propozuar një kompromis të përkryer. Pavarësi do të ketë! – tha Presidenti i Urtë Ahtisaari – por do të jetë e mbikqyrur deri sa të dëshmojmë se minoritetet dhe e tërë shoqëria do të ketë jetë më të mirë dhe më shumë fuqi për shkak të krijimit të shtetit, e jo më pak.”

Ajo ka thënë se “ishte ftohtë më 17 shkurt 2008, por ishte edhe dita më e nxehtë e një shekulli të tërë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit