24 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Çitaku publikon video nga seanca e sotme, Dehari dëgjohet duke i thënë Sala Jasharit “veç rri ti”

- Advertisement -

Deputetja dhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryesuesin e seancë konstituive, Avni Dehari për mohim të kërkesë së PDK-së për 10 minuta konsultë lidhur me votimin e Dimal Bashës për kryetar Kuvendi.

Çitaku e ka kritikuar Deharin për përdorimin e gjuhës së papranueshme ndaj deputetes Sala Jashari.

“Kryesuesi i Kuvendit, ashtu siç ka vepruar tash e gati pesë muaj, edhe sot udhëhoqi me arbitraritet – duke na e mohuar kërkesën krejtësisht legjitime për një konsultim 10-minutësh, para votimit për deputetin Dimal Basha, i cili edhe vetë dukej i befasuar nga ky propozim. Si pasojë, ne nuk votuam kundër, por abstenuam. Në këtë video vërtetohet qartë, jo vetëm se kryesuesi e ka dëgjuar dhe parë kërkesën tonë, por dëgjohet edhe gjuha e papranueshme që ai përdori ndaj deputetes më të re të Kuvendit, Sala Jashari, e cila insistonte për pauzën 10-minutëshe: “Veç rri ti, veç rri. Edhe unë po i dëgjoj, sikur ti që i dëgjon”, ka shkruar ajo në Facebook.

Çitaku ka kërkuar nga Dehari që ta udhëheqë kuvendin me respekt, dialog dhe përgjegjësi institucionale.

“Prandaj, e ftojmë Kryesuesin që të reflektojë dhe të udhëheqë Kuvendin me respekt, dialog dhe përgjegjësi institucionale – siç i takon”, ka kërkuar Çitaku.

Të ngjashme

Të fundit