Kosova dhe Serbia sot në Bruksel kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri.
Për këtë marrëveshje ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, shkruan Scanner.
“Pa i hequr asnjë pikë e asnjë presje, Kryeministri Kurti qenka dakorduar për planin e zbatimit të marrëveshjes për energji të dakorduar në Bruksel me 2015”, shkruan Çitaku
Postimi i plotë:
Pa i hequr asnjë pikë e asnjë presje, Kryeministri Kurti qenka dakorduar për planin e zbatimit të marrëveshjes për energji të dakorduar në Bruksel me 2015.
Po të njejtën marrëveshje, Kryeministri atëbotë e konsideronte tradhëti kombëtare. E vetmja gjë konsistente tek Kurti është mungesa e konsistencës. Kryeministri ua ka borxh votuesve të tij një sqarim, a e ka pasë gabim atëherë, apo e ka gabim tash?
Kryeministri është shëndrruar në noter të marrëveshjeve paraprake, duke e kthyer procesin mbrapa, e duke humbur kohë.