2.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Çitaku: Plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli, është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë sot se plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli, dhe, sipas saj,  ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite, shkruan Scanner.

“Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë,:

Plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite.

Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë.

Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër.

Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë.

Të hënën Kryeministrk Kurti do të nënshkruaj asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur.

Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik.

Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti.

Plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite….

Posted by Vlora Çitaku on Thursday, February 23, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit