13.1 C
New York
Monday, October 27, 2025

Buy now

Çitaku: Pesë vitet e Kurtit në pushtet ishin izolim, varfërim e ikje masive të qytetarëve tanë

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konferencës së sotme të deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke e quajtur atë paraqitje të papërgjegjshme në një moment të rëndë për vendin.

Sipas Çitakut, adresimi i Kurtit duhej të mbahej në selinë e Vetëvendosjes e jo në ndërtesën e Qeverisë, dhe përmbajtja e tij do të ishte “material komedie” po të mos ishte situata e rëndë që po kalon Kosova.

Ajo kujtoi se për nëntë muaj me radhë Kurti ka pretenduar se i ka numrat për formimin e Qeverisë, ndërsa sot pranoi se shumica e tij ka ekzistuar vetëm “verës, me votim të fshehtë”, por jo më.

Postimi i plotë:

Konferenca e sotme për shtyp, që duhej të mbahej në selinë e Vetëvendosjes e jo në ndërtesën e Qeverisë, do të ishte material i mirë për komedi sikur Kosova të mos ishte në gjendjen e rëndë ku ndodhet sot.

Për nëntë muaj me radhë, A.K. na ka thënë se i ka numrat.

Sot, me nënqeshje ironike, pranoi se i paska pasur “verës”, me votim të fshehtë, por tani nuk i paska më.

Ndërkohë, Kosova është e izoluar, nën sanksione, me ekonomi të rënduar e me çmime të papërballueshme për familjet tona.

Por për A.K., shteti është skenë teatri dhe qytetarët publik që duhen argëtuar me shfaqjen e radhës.

Njeriu që nuk ka lënë vlerë pa nëpërkëmbur e njeri pa fyer, sot fliste sërish për nevojën që ai të fitojë “referendumin”, jo zgjedhjet.

Sepse për të, qeverisja ka kuptim vetëm nëse sundon i vetëm.

Po e kemi parë tashmë se çfarë do të thotë sundimi i tij.

Pesë vite me pushtet absolut.

Rezultatet? Izolim, varfërim, ikje masive të qytetarëve tanë.

Jo më, A.K.

Tashmë nuk je më i pasprovuar. Populli e di kush je dhe çfarë sjell qeverisja jote.

Të ngjashme

Të fundit