Home Ballina Çitaku për zgjedhjet në veri: U cenua sovraniteti, Kurti fajtor

Çitaku për zgjedhjet në veri: U cenua sovraniteti, Kurti fajtor

0
Çitaku për zgjedhjet në veri: U cenua sovraniteti, Kurti fajtor

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sovraniteti i Kosovës u cënua më 23 prill, ditën kur u mbajtën zgjedhjet në katër komunat veriore.

 

Çitaku, e ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, tha se edhe ditën e zgjedhjeve u cënua sovraniteti pasi procesi zgjedhor nuk u mbajt nëpër objekte të rregullta, por nëpër kontejnerë.

Unë besoj që secili prej nesh e ka parë me shqetësim situatën në veri dhe jo vetëm në ditën e zgjedhjeve por që nga vera e vitit të kaluar. Asnjëherë më pak nuk ka pasur sovranitet dhe prezencë të institucioneve të Kosovës po flas për policinë, doganën e gjykatat e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj”, u shpreh Çitaku.

Mes tjerash, Çitaku tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është fajtor për situatën e krijuar në veri.“Situata në veri nuk piku nga qielli, ne për dallim nga kryeministri Kurti se shohim tek njëri tjetri por jemi bashkë për të shtrirë sovranitetin dhe se kemi lënë vet, kemi garuar bashkë me të në këto zgjedhje. Fajtori kryesor është Beogradi, por fatkeqësisht është ndihmuar nga sjellja e papërgjegjshme dhe e pakoordinuar e kryeministrit Kurti verën e kaluar”, u shpreh Çitaku

Exit mobile version