Sekretarja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur dhimbjen e thellë pas sulmit tragjik që ndodhi sot në një shkollë në Graz të Austrisë, ku mbetën të vrarë disa persona, përfshirë edhe një 15 vjeçare nga Kosova.
Ajo u shpreh e tronditur nga ngjarja dhe u solidarizua me familjet e viktimave.
“Dhimbje e thellë për jetët e humbura në sulmin tragjik sot në një shkollë në Garaz të Austrisë, mes tyre edhe një vajzë e mitur nga Kosova. Në këto çaste të rënda, mendimet dhe zemrat tona janë me familjarët e viktimave. Ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik, derisa autoritetet austriake janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të këtij sulmi të rëndë.