Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, për Frontal të T7, ka komentuar sulmin terroist në Bnajkë të Zveçanit. Çitaku ka thënë se janë disa pyetje për të cilat duhet të kemi përgjigje në lidhje me këtë rast.
Çitaku ka pyetur se si u fut në Kosovë gjithë ai arsenal armësh.
“Si është e mundur që të hyjë tërë ai arsenal, tërë ai armatim, tërë ata njerëz të informuar, pa u vërejtur nga askush”, tha ajo.
“Meqë rreziku nuk ka kaluar ende, do të presim derisa të qetësohet situata”, tha Çitaku. “Posa të kalojë rreziku, dikush duhet të japë përgjigje”, ka shtuar Çitaku.
Si është e mundur që është prodhuar ajo situatë?”, pyeti ajo