-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Çitaku për sulmet e Kurtit ndaj mediave: Qasje jo etike, jo patriotike, e papërgjegjëshme dhe neveritëse

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili është duke marrë pjesë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste në New York, e ku nga atje ka akuzuar mediat për prodhim të lajmeve të rreme, e madje ai ka thënë se ato po financohen nga qeveritë e kaluara.

Çitaku ka shtuar se Kurti në vend që të angazhohet për t’i sjellur Kosovës njohje apo investim, ai është duke sulmuar mediat dhe “regjimin e vjetër”, sipas saj, një qasje e tillë është jo etike, jo patriotike, e papërgjegjëshme dhe neveritëse.

Ajo ka shtuar se në mungesë të sukseseve në qeverisje, gjuha e Kryeministrit është reduktuar në akuza, sharje e shpifje për këdo që nuk mendon si ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit