18.6 C
New York
Friday, April 25, 2025

Buy now

Çitaku për Qeverinë Kurti: Të përfshirë në kartelin mafioz të energjetikës, çdo ditë skandale

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, duke e lidhur këtë me një sërë skandalesh që, sipas saj, po godasin sektorin energjetik nën qeverinë Kurti.

Në Debat Plus, Çitaku tha se rasti i Zeqirit është vetëm një hallkë në zinxhirin e aferave të ndërlidhura me energjinë elektrike.

“Por, çfarë po shohim çdo ditë është shpalosje të skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë në largim. Posaçërisht në fushën e energjetikës. Para se të mësonim për këtë shkarkimin sot, ne para pak ditësh kemi qenë dëshmitar të shtrenjtimit të energjisë elektrike nga ana e ZRrE-së, dhe kjo është hera e tretë brenda mandatit të qeverisë Kurti që qytetarit të Kosovës i shtrenjtohet energjia elektrike”, ka thënë Çitaku.

Çitaku kritikoi edhe vendimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke kujtuar se kjo është hera e tretë brenda mandatit të qeverisë Kurti që ndodh një gjë e tillë.

Ajo rikujtoi edhe rastin e Martin Berishajt, ambasador i Kosovës në Kroaci, për të cilin ka pasur raportime të shumta për përfshirje në kontrata të dyshimta energjetike, por që vazhdon të mbajë pozitën diplomatike.

“Në fakt shenjat e para të qarte, të dukshme për përfshirjen e eksponentëve të lartë të VV-së në aferat të shumta të energjisë, e kemi parë që nga rasti i Martin Berishajt. Se këtu skandali po e zë skandalin, e po harrohet. Martini nuk është shkarkuar, ai vazhdon të jetë ambasador i Kosovës në Kroaci. Ngjashëm me pretendimet që u shpalosën mbrëmë në studio, është edhe kompania e zotit Berisha, as ai nuk ka zyre, punon vetë, përfiton kontrata multimilionshe, ndërmjetëson kontrata multimilionëshe, tërheq miliona euro para kesh, nuk dihet ku i çon. Pra e kemi rastin e Nagip Krasniqi, përfshirje e ngjashme e drejtpërdrejtë proceduarat e tenderimit për kontratat multimilionshe. Kemi përfshirjen e drejtpërdrejt edhe të kryeministrit edhe të ministrave në një grup WhatsApp. Këto skandale po e shpërfaqin hipokrizinë e kësaj kaste qeverisje dhe përfshirjen tyre në kartelin mafioz në fushën energjisë elektrike”, ka shtuar Çitaku.

Të ngjashme

Të fundit