15.5 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Çitaku për presionet e Kurtit dhe Sveçlës: Mos abuzoni me pushtetin. lini të lirë qytetarët

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në orët e fundit. Ajo ka dënuar rastet si ai në Mitrovicë dhe një në Prishtinë, ku Xhelal Svela xhiroi një qytetar me telefon.

“Si sekretare e përgjithshme e një subjekti politik dhe si njeri që ka qenë aktivisht e angazhuar në politikë këto 25-6’ vitet e fundit e di që për cdo zyrtar, zgjedhjet janë vendimtare dhe është e natyrshme angazhimi. Por është shumë me rëndësi mënyra se si angazhohesh. Është shumë e rëndësishme që të mos ketë intimidim, të mos ketë frikësim e abuzim me pushtetit.

Njerëzit që janë të veshur me pushte, të kenë kujdes. Kemi pa një ngjarje edhe në Prishtinë sot, ku një njeri i veshur me pushtet, xhiron një qytetar”, ka thënë Çitaku.

“Shfaqje të tilla duhet të dënohen. Qytetarët të lihen të lirë. Të mos abuzojnë me resurset shtetërore.

Ftoj të gjithë akterët politik dhe cdo person që ka përgjegjësi publike, që të mos kontribuojnë në asnjë formë në tensionimin e situatës në asnjë komunë të vendit, por t’u mundësojnë qytetarëve që të votojnë qetë dhe në mënyrë demokratike.

Le ta mbajmë këtë ditë demokratike deri në fund, me respekt ndaj secilit votues”, ka thënë ajo.

Çitaku: Dilni votoni

Çitaku e PDK-së, tha pjesëmarrja e qytetarëve në votime është e kënaqshme por u bëri thirrjje të dalin sa më shumë në orët e fundit.

Përgjatë ditës kemi marrë raporte të vazdhueshme nga terreni. Dalja e qytetarëve është e mirë dhe në rritje nga ora në orë. Në shumë komuna, pritet që në orët e pasditës, si zakonisht pjesëmarrja të shtohet edhe më shumë.

Ftoj edhe një herë qytetarët e Republikës së Kosovës që nuk kanë votuar, që të dalin të votojnë me qetësi, dinjitet dhe bindje. Çdo votë ka rëndësi.

Këto zgjedhje nuk janë thjesht për një kandidat apo parti. Janë përgjegjësi për komunat tona.

Kandidatët tanë janë afër qytetarëve, për të shërbyer me korrektësi me përulësi, prandaj jemi optimist për kudo që garojmë”, ka thënë Çitaku në një konferencë për media”, tha ajo

Të ngjashme

Të fundit