8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Çitaku për Kusarin: Ka fyer rëndë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka cilësuar të turpshme deklaratën e sotme të Shefës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e cila në një konferencë për media tha se i ka thënë përfaqësuesit të Listës Serbe se a do të dalin edhe ata në protestën e ardhshme të veteranëve të UÇK-së, shkruan Scanner.

Çitaku ka shkruar se shefja e grupit parlamentar të VV-së sot paska fyer rëndë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çitaku ka kujtuar se pjesëtarët e UÇK-së nuk i kam parë në video të Youtube, por i ka takuar duke shoqëruar gazetarët e huaj nëpër fushëbeteja gjatë luftës, transmeton Scanner.

“Ata kanë qenë të gatshëm për sakrificën më sublime, dhe kanë qenë të lumtur nëse kanë pasur një kafshatë bukë me e ngranë, e një plumb për ta shkrepur”, shkruan Çitaku..

Postimi i plotë:

Shefja e grupit parlamentar të VV-së sot paska fyer rëndë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sikur nuk u paska mjaftuar mospërfshirja e tyre në ligjin për pagën minimale, zonja Kusari paska bërë edhe një pyetje të rëndë retorike në llogari të veteranëve tonë,

“a do të dalë lista serbe në protestë bashkë me veteranët e UÇK-së?”

Unë pjestarët e UÇK-së nuk i kam parë ne video të Youtube. I kam takuar duke shoqëruar gazetarët e huaj nëpër fushëbeteja gjatë luftës. Ata kanë qenë të gatshëm për sakrificën më sublime, dhe kanë qenë të lumtur nëse kanë pasur një kafshatë bukë me e ngranë, e një plumb për ta shkrepur.

Zonjën Kusari e kam parë të shprehë admirim për luftëtarët në Ukrainë. Mirë shumë.

Por ne nuk kemi nevojë të shkojmë larg, e të kthehemi shumë mbrapa në kohë për t’i gjetur heronjtë. Ata i kemi në mesin tonë. Fatkeqësisht, heronjtë tanë po fyhen e përbuzen. Turp!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit