31.4 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Çitaku për Kurtin dhe VV-në: Sa herë janë në panik merren me Thaçin (Video)

- Advertisement -

Deputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e VV-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti, bashkë me partinë e tij kanë synuar që ta zhvlerësojnë rolin, figurën dhe funksionin e deputetit.

Sipas Çitakut, VV-ja dhe Kurti njëjtë po synojnë të veprojnë edhe me Gjykatën Kushtetuese, teksa tha se sa herë janë në krizë e panik, eksponentë të VV-së merren me ish-presidentin Hashim Thaçi.

“E ke pasur një kryeministër që nga foltorja e kuvendit e ka sulmuar Prokurorin e Shtetit. Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje prej Zyrës së Presidentit dhe ka shkuar në Hagë sepse kur është interesi i shtetit në pyetje, vendimet e gjykatave nuk janë çështje interpretimi”.

“Gjithmonë, sa herë janë në krizë, panik e në mungesë të argumenteve të qëndrueshme për ta trajtuar çfarëdo lloj teme, eksponentë të VV-së dëshirojnë të merren me Hashim Thaçin. Kanë dëshirë të fshehën disi pas sulmit ndaj tij”, tha Çitaku në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ajo u shpreh se Kurti dhe VV-ja kanë pasur mundësinë që të ndërtojnë mbi, siç u shpreh ajo, trashëgiminë e madhe të Thaçit, por kanë dështuar për ta prodhuar qoftë edhe një rezultat të vetëm.

Të ngjashme

Të fundit