20.4 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Çitaku: Për kryeparlamentar s’votojmë asnjë ministër që ka shërbyer në Kabinetin Kurti II

- Advertisement -

Për të trembëdhjetën herë, të premten, pritet që të mblidhen deputetët e rinj, në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Meqë Lëvizja Vetëvendosje nuk po i ka numrat e mjaftueshëm për ta bërë kryeparlamentare Albulena Haxhiun, e partitë ish-opozitarë prerazi kanë deklaruar se nuk kanë vota për të, vendi ka hyrë në një krizë politike.

Se cila është zgjidhja sipas Partisë Demokratike të Kosovës, sonte në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, jep qëndrimin e kësaj partie Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku.

Sipas Çitakut ka një arsye të fortë pse Partia Demokratike nuk e voton Haxhiun.

“Arsyeja e vërtetë, së paku për Partinë Demokratike të Kosovës, nuk është subjektive, ne e kemi një qëndrim parimor: ne nuk votojmë për asnjë ministër i cili ka shërbyer në kabinetin e Kurti II. Këtë ia kemi thënë edhe në takim, ia ka thënë shumë qartë kryetari Memli Krasniqi Albin Kurtit në takim”.

“Për më tepër që kemi pasur deklarime publike, së paku nga një subjekt politik i cili ka shkuar aq larg sa që ka dhënë emra të cilët do të mund te votoheshin nga deputetët e tyre. Këtu thjesht kemi të bëjmë me një kryeneçësi sepse për Kurtin dialogu, bashkëpunimi, kompromisi nuk shihen si instrumente të domosdoshme në politikë, Kurti don nënshtrim”, tha Çitaku.

Çitaku më tej tha se nuk i nënshtrohen ambicieve politike të askujt.

“Jemi në demokraci, ne nuk kemi asnjë lloj detyrimi që t`i nënshtrohemi vullnetit dhe dëshirave dhe ambicieve politike të askujt”, tha më tej Çitaku.

Të ngjashme

Të fundit