Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës.
Çitaku ka thënë se ky nuk është vetëm një akt agresoni, por sipas saj është çmenduri, raporton teve1.info
Madje, ajo në Twitter ka publikuar edhe arrestimin e pjestarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.
“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës. Ky nuk është vetëm një akt agresioni. Kjo është çmenduri”, ka shkuar Çitaku.