26.5 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Çitaku: PDK vazhdimisht e gatshme për zgjidhje, VV edhe sot e shkeli Kushtetutën

- Advertisement -

Nënkryetarja Vlora Çitaku tha se Partia Demokratike e Kosovës është “vazhdimisht e gatshme për zgjidhje”, pas ndërprerjes së seancës konstituive për herë të katërdhjetë.

“Fatkeqësisht edhe sot, me vetëdije të plotë, zoti Dehari, Lëvizja Vetëvendosje, po e shkelin Kushtetutën”, tha deputetja para gazetarëve.

Ajo i bëri thirrje sërish LVV-së që “të reflektojnë”.

“Të kthehemi në sallë pasnesër, t’i kthehemi rendit të ditës, ta konstituojmë Kuvendin dhe ta bëjmë punën tonë. Puna jonë nuk është të vijmë këtu dhe të defilojmë çdo 48 orë”, tha ajo.

 

Të ngjashme

Të fundit