29.5 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Çitaku: PDK nuk e voton asnjë kandidat që ka qenë ministër

- Advertisement -

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se PDK-ja e ka bërë të qartë që nuk do ta mbështesë asnjë kandidat për kryetar Kuvendi që ka ushtruar më parë funksionin e ministrit.

“PDK e ka bërë të qartë qëndrimin e saj rreth konstituimit të Kuvendit. Nuk e votojmë asnjë kandidat i cili ka ushtruar funksionin e ministrit, kemi ofruar kompromis ndonëse nuk na është kërkuar, për hir të zhbllokimit të situatës.”

Ajo tha se takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin rezultate.

“Takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin sjellë rezultate.”

“PDK e ka bërë të qartë kë nuk e voton”, ripërsëriti ajo, para seancës së 50-të konstituive të Kuvendit.

Të ngjashme

Të fundit