Nënkreytarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në Konventën Programore të Gruas Demokratike ka treguar pse është pjesë e kësaj partie.
Çitaku ka thënë se PDK është parti që ka guxim.
“PDK ka pasur dhe ka guxim. PDK ka pasur dhe ka guxim të ndërtoj historinë dhe të projektoj të ardhmen. Në PDK nuk ekziston një tavolinë për burra dhe një tavolinë për gra. Dhe, ne, vetëm bashkë, në një tavolinë, mund të maërrim vendime të drejta të cilat do ta çojnë Kosovën në shekullin e ri”, ka thënë nënkryetarja Çitaku
Ajo ka shtuar se në PDK nuk ka tema të burrave dhe të grave.