Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se PDK-ja del forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës dhe mbi 175.000 vota.
Postimi i plotë:
Përkundër çdo sfide, çdo pengese e çdo përpjekjeje për ta ndalur hovin tonë, ne ia dolëm 💪🇽🇰
Me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, PDK del forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës dhe mbi 175.000 vota.
Ky rezultat është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë, por me punë, përkushtim e vizion.
Faleminderit secilit që u bë pjesë e këtij rrugëtimi.
Kjo është fitore e qëndrueshmërisë, e besimit dhe e vlerave që nuk lëkunden.
Vetëm përpara ❤️👊