25.3 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Çitaku pas raportimeve se bosi i drogës, njeri i afërt me VV-në: Rrezik për shoqërinë

- Advertisement -

Operacioni antidrogë i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i koduar si “Qielli i Thyer” që kishte cak një grup kriminal, të dyshuar për trafikim me narkotikë, rezultoi me arrestimin e 22 personave pas bastisjeve që u realizuan në 47 lokacione.

Siç raportoi ekskluzivisht Klankosova.tv, njëri nga të arrestuarit në rajonin e Prishtinës është Shemsi Bahtiri nga Prishtina, i cili ishte objekt hetimi, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale.

Ndërsa, sipas “Paparaci”, i arrestuari Shemsi Bahtiri është bosi kryesor i drogës dhe njëri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pas këtyre raportimeve ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se njerëzit e afërt me VV-në janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë.

“Tani, sipas raportimeve të dokumentuara me fotografi dhe fakte, del se shefi i rrjetit të shpërndarjes së heroinës në Kosovë është një eksponent i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe me ish Ministrin e Brendshëm në veçanti”.

“Lëvizja që dikur imponohej si puritane, që shiste moral politik dhe integritet, sot del  që njerëzit e afërt me ta, janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë”, tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo u shpreh se kjo nuk është thjesht hipokrizi, por është rrezik për shoqërinë.

Të ngjashme

Të fundit