-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Çitaku, Osmanit: Interes shtetëror është përmbyllja e suksesshme e dialogut, rrugët tjera janë pa krye

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së sotme të presidentes, Vjosa Osmani e cila paralajmëroi ndërprerje të dialogut me Serbinë, nëse Kosovës i hiqet liberalizimi i vizave.

Çitaku në Facebook tha se përmbyllja e suksesshme e dialogut me Serbinë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqendruar në njohje reciproke, është interes shtetëror i Kosovës dhe se çdo rrugë tjetër sipas saj, është “rrugë pa krye”.

“Interes shtetëror i Kosovës është përmbyllja e sukseshme e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqëndruar në njohjen reciproke.  Interes shtetëror i Kosovës është kultivimi i aleancave me SHBA dhe BE. Çdo gjë tjetër është rrugë pa krye. Status quo i shërben vetëm Serbisë dhe forcave tjera rrënuese që po synojnë ta devijojnë orientimin strategjik të Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, tha Çitaku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit