0.8 C
New York
Friday, November 28, 2025

Buy now

Çitaku nga Prekazi: Ngado që nisemi si komb, nga këtu fillojmë, nga Prekazi legjendar, na mungojnë liderët tanë të luftës

- Advertisement -

Pasi bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, sekretarja PDK-së, Vlora Çitaku tha se nga ky vend fillon gjithçka, për çka uroi që ky të jetë nëntori i fundit që festohet pa ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

“Ngado që të nisemi si komb, nga këtu fillojmë. Nga Prekazi legjendar, Prekazi i sakrificës, nga Prekazi i heroizmit, nga Prekazi i heroizmit nga Prekazi që është një kujtim dhe mësim i përhershëm që atdheu, liria duhet të duhen pa kushte. Atdheut, liria janë parakusht për krijimin e çdo vlerë tjetër. Sot na mungojnë shumë liderët tanë të luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniq e Rexhep Selimi. Qoftë ky nëntori i fundit që e shënojmë pa ta”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit