![Çitaku: Nëna Havë sot në Rezallë pyeti “Kur po vjen Hashimi, a e lëshuan ma?” Çitaku: Nëna Havë sot në Rezallë pyeti “Kur po vjen Hashimi, a e lëshuan ma?”](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/Screenshot_20230405-171832_Facebook.jpg)
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka publikuar disa fotografi nga Rezalla ku sot, para 24 vjetësh, 98 burra dhe djem të rinj u pushkatuan, nga forcat e armatosura të Serbisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku tregoi rrëfimin e një nëne për burrin e saj, që është një nga 98 martirët e masakrës së Rezallës.
Ajo tutje theksoi se ajo pyeti edhe për ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Postimi i plotë i saj:
“Kur po vjen Hashimi? A e lëshuan ma?” Ishte pyetja e parë që na e bëri nëna Havë sot në Rezallë.
“Edhe Bedrinë tem gjashtë vite e kanë mbajtë në burg në Serbi” vazhdoi të rrëfente nëna Havë derisa rrinte ulur tek varrezat e martirëve në Rezallë.
Burri i nënës Havë është një nga 98 martirët e masakrës së Rezallës.
#LiriaKaEmër