17.8 C
New York
Sunday, May 25, 2025

Buy now

Çitaku në Ditën e Presidentit: Thaçi ndryshoi kahjen e historisë

- Advertisement -

Në ditën e Presidentit, Vlora Çitaku, ka kujtuar kohën kur president ka qenë Hashim Thaçi, duke shkruar se të rrallë janë ata që ndryshojnë kahjen e historisë. Të paktë janë ata që shënojnë epoka, raporton Scanner.

“Edhe pse i mbyllur padrejtësisht mes katër muresh, aura e Presidentit Thaçi mbetet e njëjtë , e fuqishme, e pathyeshme”, shkruan Çitaku.

Postimi i plotë:

Për aq sa do të ketë Kosovë, do të ketë edhe Presidentë, ministra e deputetë.
Por të rrallë janë ata që ndryshojnë kahjen e historisë. Të paktë janë ata që shënojnë epoka.
Edhe pse i mbyllur padrejtësisht mes katër muresh, aura e Presidentit Thaçi mbetet e njëjtë , e fuqishme, e pathyeshme.
Le të jetë kjo beteja e fundit, President.
Urime Dita e Presidentit!

Të ngjashme

Të fundit