-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Çitaku: Natyra e raporteve me ShBA-në varet edhe nga udhëheqësi i institucioneve të Kosovës

- Advertisement -

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova me dekada ka gëzuar mbështetje si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar.

Megjithatë, Çitaku ka shtuar se natyra e raporteve me ShBA-të nuk varet vetëm nga lideri që zgjedhin populli amerikan por edhe nga ai në krye të institucioneve të Kosovës.

Postimi:

Zgjedhjet në SHBA vendosen nga shtetasit amerikanë. Sigurisht, për shkak të relevancës globale, qoftë politike, qoftë ekonomike, qoftë ushtarake, zgjedhjet në SHBA përcillen nga tërë globi me shumë vëmendje dhe kujdes.

Kosova me dekada ka gëzuar mbështetje bi-partizane. Edhe demokratët edhe republikanët, ne faza të ndryshme kanë mbështetur fuqishëm Kosovën drejt lirisë, pavarsisë, shtetndërtimit, dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Po, natyra e raporteve me SHBA nuk varet vetëm nga kush është në Shtëpinë e Bardhë, por edhe kush është në krye të institucioneve të Kosovës.

Joe Biden është miku më i madh i Kosovës, i familjarizuar deri në detaje me çështjen e Kosovës. Fatkeqesisht, për shkak të qasjes aventureske dhe të papergjegjëshme të qeverisë së Kosovës, raportet me SHBA kanë arritur nivelin më të dobët në më shumë se tri dekada.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit