24.5 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Çitaku: Me qasjen aventureske të Qeverisë nuk po rrezikohet vetëm veriu, por tërë Kosova

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë.

Sipas Çitakut, Qeveria çdo ditë e më shumë po e rrënon kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania publikisht demantojnë Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës lidhur me vendimin e djeshëm për dezignimin e dy organizatave si terroriste. Kjo qeveri çdo ditë e më shumë po e rrënon kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nëse për çështje kaq të ndjeshme të sigurisë qeveria nuk koordinohet me SHBA, U.K dhe Gjermaninë, e megjithatë deklarohet se ka pasur koordinim me ndërkombëtarët, pyetja është me kë janë bashkërenduar?!!! Me cilët ndërkombëtarë?”, thuhet në reagimin e saj në Facebook.

Madje ajo tha se me qasjen aventureske të Qeverisë nuk po rrezikohet vetëm veriu i vendit, por tërë Kosova.

“Me këtë qasje avantureske nuk po rrezikohet vetëm veriu i vendit, por tërë Kosova dhe gjithçka që është arritur me shumë mund dhe sakrificë”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme

Të fundit