22.3 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është peng i kokëfortësisë së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, dhe Albulena Haxhiut, kandidates të VV-së për kryetare të Kuvendit.

Në paraqitjen e saj sot në seancën e 42-të për konstituim, ajo ka deklaruar se nuk do të lejojnë si PDK që të ketë përmbysje të rendit kushtetues.

“Këtu jemi peng i kryeneçësisë dhe kokëfortësisë së Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut për më tepër që pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është vetëm kokëfortësi, është përpjekje e qartë për përmbysje të rendit kushtetues, këtë situatë nuk do ta lejojmë”, tha Çitaku.

Të ngjashme

Të fundit