Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se edhe sot deputetët u mblodhën në Kuvend për skenarin e njëjtit të partisë së parë.
“Kjo është tashmë një përpjekje e vetdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës”, tha ajo.
Sipas saj, Kurtit nuk i bëhet vonë për krijimin e institucioneve të Kosovës.
“Kurtit nuk i bëhet vonë, se po ti bëhej do të kishte përpjekje serizoe për të ndërtuar institcionet e republikës së Kosovës. E ne mblidhemi për të 46 herë për shkak të kryeneçësisë dhe kokfortësisë së Kurtit”, tha ajo.