8.2 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

Çitaku, Kurtit: Serbisë dhe emisarëve duhet t’ua thuash kushtet, jo neve

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në negociata e ka përballë Serbinë dhe emisarët specialë në mes. Sipas saj, Kurti atyre duhet t’ua thotë kushtet për Asociacionin dhe jo opozitës.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se PDK-ja mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila ka në qendër njohjen reciproke.

“Kryeministri nuk na ka neve palë në negociata. Kryeministri në negociata e ka përballë Serbinë, dhe emisarët në mes. Me ta duhet të negociojë. Jo me ne. Atyre duhet thënë kushtet, e jo neve.

Për PDK-në, interesi i Kosovës është gjithmonë para kundërshtive të brendshme. Për dallim nga Kryeministri, PDK është konsistente për dialogun. Ne mbështesim një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në qendër ka njohjen reciproke.

Ndërkohë, për Kryeministrin, ballafaqimi me arkivat e lajmeve dhe rrëfimeve që i ka ndërtuar vet, duket të jetë më i vështiri”, shkroi Çitaku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit