16 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Çitaku-Kurtit: Sa përzihesh vend e pa vend në zgjedhjet e të tjerëve, angazhohu pak e largoja sanksionet Kosovës

- Advertisement -

Zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve të mediave zvicerane për pakënaqësitë atje me “përzierjen” e kryeministrit Kurti në zgjedhjet e tyre.

Çitaku i ka thënë Kurtit se në vend se të përzihesh në zgjedhjet e brendshme të shteteve të tjera “angazhohu pak me i largu sanksionet”

“Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi”, ka shkruar ajo.

Ajo thotë se Kurti është skandaloz dhe se koston e papërgjegjshmërisë së tij po e paguan Kosova.

Postimi i plotë:

Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi.

Skandaloz. Koston e sjelljes tuaj të papërgjegjëshme po e paguan Kosova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit