28.4 C
New York
Friday, September 19, 2025

Buy now

Çitaku- Kurtit: Po jeton në një univers paralel, raportet më ShBA-në në pikën më të ulët

- Advertisement -

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku i është përgjigjur kryeministrit në detyrë Albin Kurti  i cili tha se Kosova nuk është prishur me Amerikën por kanë vetëm dallim dhe se opozita po stërzmadhon këtë çështje.

Çitaku tha se kryeministrit në detyrë Kurti po jeton në një univers paralel pasi siç theksoi raportet mes Kosovës dhe SHBA-së janë në pikën më të ulët për fatin e qeverisë në detyrë.

Sipas saj, kritikat e ish-opozitës nuk janë stërzmadhim por gjendje reale e asaj çfarë po ndodh mes Kosovës dhe aleatit të saj më të madh.

“Kam përshtypjen që z. Kurti po jeton në një univers paralel. S’ka asgjë me të rëndë që i ka ndodhur Kosovës tani e 25 vjet liri sesa vendimi i SHBA-së për pezullim të dialogut strategjik dhe kjo s’është një vërejtje apo qëndrim yni që e bëjmë më dëshirë. Ne kemi mjaft tema që ta kritikojmë z. Kurti dhe asnjëherë nuk do doja që të më jepej mundësia as mua e askujt në Kosovë që të kritikoj një kryeministër të Kosovës për raportet me ShBA-në. Situata në të cilën jemi është një situatë tërësisht e paimagjinueshme, një territor i pashkelur dhe mund të shndërrohet në një situatë potencialisht të rrezikshme. Kjo çka ka ndodhur ditët e fundit është formalizm i një situatë që ka ekzistuar tani e 5 vite. Në një moment të caktuar gjatë administratës të z. Biden u patën anuluar vizitat e  ministrave të qeverisë tani e 5 vite këmba e kryeministrit të Kosovës nuk ka shkelur në shtëpinë e bardhë…pastaj më thuani kur ka ndodhur të kalojë një kohë kaq e gjatë pa një vizitë të ndonjë delegacioni të larët ën Kosovë, raportet fatkeqësisht janë në pikën më të ulët të mundshme”, tha Çitaku në RTV21

Të ngjashme

Të fundit