19.1 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Çitaku: Kurti sot bëri një gabim ahistorik

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, gjatë një takimi në Bruksel.

Sipas saj, në përvjetorin e masakrës në Studime, shefi i qeverisë bëri një gabim ahistorik, raporton Paparaci.

“Sot ishte përvjetori i masakrës në Studime, ku 116 civil të pambrojtur, gra e burra, pleq e fëmijë, u vranë brutalisht nga aparati shtetëror i Serbisë. Po sot, Kryeministri Kurti bëri një gabim ahistorik”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo shprehet se është shqetësuese se si bëhet barazimi palëve sa i përket provave materiale për të zhdukurit, të cilat prova gjoja gjenden nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve.

“Kjo Deklaratë përfundimisht e liron Serbinë nga përgjegjësia ndërkombëtare për zhdukjen me dhunë të individëve gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) kurse Kosovën e gjuan në rolin e palës që ka kryer krime në mënyrë institucionale, njëjtë sikur Serbia. Skandaloze”, përfundoi ajo.

Të ngjashme

Të fundit