24 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Çitaku: Kurti po e kushtëzon kompromisin me nënshtrim, Kosova ka halle të mëdha

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po refuzon bashkëpunimin dhe po e kushtëzon kompromisin me nënshtrim të deputetëve të Kuvendit. Ajo tha se PDK ka qenë konsistente që nga fillimi dhe ka kontribuar në frymën e bashkëpunimit për funksionalizimin e institucioneve.

“PDK-ja që nga dita e parë ka qenë konsistente dhe i ka kontribuar aktivisht frymës së bashkëpunimit që institucionet e Kosovës të konstituohen sa më parë. Është shumë evidente se ata nuk duan bashkëpunim, kompromisi kërkon nënshtrim nga deputetët e Parlamentit. Muaj të tërë ky Kuvend përmes kryesuesit nuk e ka kryer detyrën e vet dhe kryesuesi ka qenë në shkelje të Kushtetutës. Ne ende besojmë ose shpresojmë që Kurti do të reflektoj, Kosova ka halle të mëdha”, ka deklaruar Çitaku.

Të ngjashme

Të fundit