Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve se qindra pjesëtarë të FSK-së, nga të gjitha rangjet, kanë dorëzuar padi individuale kundër Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit kundërligjshëm ua ka ndaluar shtesat në paga dhe kompensimet tjera, ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti, “po dëshiron rrënimin e institucionit më kredibil në Kosovë”.
“Po dëshiron rrënimin e ushtrisë e cila është ndërtuar me gjak, djersë, mund dhe sakrificë. Po dëshiron rrënimin trashëgimtares së UÇK-së”, ka shkruar Çitaku.
Reagimi i plotë:
Kryeministri po don me e rrënu institucionin më kredibil në Kosovë.
Po don me e rrënu ushtrinë e cila është ndërtu me gjak, djersë, mund dhe sakrificë.
Po don me e rrënu trashigimtaren e UÇK-së.
Çka na duhen raketat pa ushtarë? Si mbrohet vendi kur cënohet kaq shumë morali i ushtarit të FSK-së?
Pak ka rëndësi epilogu i padisë. Qeveria tashmë e ka bërë dëmin.