33.6 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Çitaku: Kurti, njeriu që ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, sot ishte në bregdetin grek

- Advertisement -

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti, i cili “gjatë krizës së thellë politike, ekonomike e sociale në Kosovë, ka zgjedhur të udhëtojë në Greqi për të marrë pjesë në një konferencë ku nuk ka pasur asnjë homolog të tij”.

Çitaku e ka akuzuar Kurtin për mungesë ndjeshmërie dhe përgjegjësie ndaj vendit dhe qytetarëve, duke e quajtuar “njeriu që ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit” dhe “më “shumë i përqendruar në pushtet sesa në interesin e shtetit”.

Postimi i plotë:

Në një kohë kur vendi po kalon një krizë të thellë politike, ekonomike e sociale, Albin Kurti ka zgjedhur të udhëtojë për në Greqi, për të marrë pjesë në një konferencë ku nuk pamë asnjë homolog të tij. Madje, pamjet që u shpërndanë ishin nga një bar plazhi.

Ky njeri nuk ka as ndjeshmëri, e as përgjegjësi. Jo vetëm për Kosovën, por as për ata që e kanë votuar dhe e kanë besuar.

Njeriu që ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, që çdo ditë bën përpjekje për ta përmbysur rendin kushtetues, sot ishte në bregdetin grek. As “revolucionin” nuk e ka më të rëndësishëm. I vetmi qëllim i tij është pushteti. Me çdo kusht.

Të ngjashme

Të fundit