Home Lajme Çitaku: Kurti ka probleme me vetveten dhe është ndërtuar duke njollosur secilin kryeministër

Çitaku: Kurti ka probleme me vetveten dhe është ndërtuar duke njollosur secilin kryeministër

0
Çitaku: Kurti ka probleme me vetveten dhe është ndërtuar duke njollosur secilin kryeministër

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se e vetmja gjë konsistente te kryeministri Albin Kurti, është mungesa e konsistencës dhe mungesa e transparencës në raport me dialogun Kosovë – Serbi.

Çitaku në një intervistë në Tëvë1, madje ka deklaruar se ka qenë traditë e etabluar më herët që kryeministrat dhe kryenegociatorët në mënyrë të rregulltë pas çdo cikli të bisedimeve në Bruksel të raportojnë në Kuvendin e Kosovës.

“Këto janë procese jetike dhe shumë të rëndësishme për vendin, vendoset e ardhmja euroatlantike e vendit tonë. Kryeministri nuk ka të drejtë që të sillet me kaq mospërfillje karshi qytetarëve të Kosovës, nuk po flas këtu në transparencë vetëm në raport me PDK-në apo me opozitën. Kryeministri nuk ka të drejtë as politike e as morale, që t’i mbajë në ankth qytetarët e Kosovës për atë se çfarë është diskutuar ditën e shtunë”, tha Çitaku.

Sipas nënkryetares së PDK-së, Kurti posaqërisht në raport me dialogun, problemin më të madh siç tha ajo, e ka me arkivën e lajmeve të prodhuara ndër vite “duke njollosur secilin kryeministër që është ulur në tavolinën e bisedimeve”.

“Kryeministri posaqërisht në raport me dialogun, problemin më të madh e ka me vetëveten dhe me arkivën e lajmeve që e ka prodhuar ndër vite sa ka qenë në opozitë, dhe jo vetëm. Kryeministri Kurti si profil është ndërtuar duke mohuar, duke sabotuar, dhe duke njollosur secilin kryeministër që është ulur në tavolinën e bisedimeve. Kur ndryshojnë faktet ndryshojnë edhe qëndrimet, por faktet mbesin të njëjta sikur para 10 vitesh sikur sot. Kryeministri ka thënë që nuk do të ulet në tryezë të diskutimeve pa kërkuar falje Serbia, pa u paguar dëmet e luftës e një varg kriteresh të cilat i ka thënë ai vet, madje edhe pasi është bërë kryeministër “, ka thënë tutje Çitaku.

Exit mobile version