8.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Çitaku kujton momente me ambasadoren Kaidanow: Më besoi dhe i besova shumë

- Advertisement -

Anëtarja e Kryesisë së PDK, Vlora Çitaku, ka kujtuar momentet me ish- ambasadoren amerikane Tina Kaidanow, shkruan Scanner.

“Me 18 shkurt të vitit 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë, në adresën time erdhi një letër e personalizuar. Ishte ambasadorja e parë e SHBA-së në Republikën e Kosovës, Tina Kaidanow, e cila më falënderonte për të gjithë punën në përgatitjen e Ditës së Pavarësisë”, kujton Çitaku.

Postimi i plotë:

Për Tinën,

Me 18 shkurt të vitit 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë, në adresën time erdhi një letër e personalizuar. Ishte ambasadorja e parë e SHBA-së në Republikën e Kosovës, Tina Kaidanow, e cila më falënderonte për të gjithë punën në përgatitjen e Ditës së Pavarësisë.

Nuk po mund t’u besoja syve. Besa, atë moment dëshirova që të isha unë ajo që ia kisha dërguar asaj këtë letër, sepse, në fund të fundit, bëhej fjalë për vendin dhe popullin tim. Por, kjo ishte Tina. Gjithmonë e para për të shprehur dashuri dhe falënderime. Bashkëpunëtore, shoqe dhe diplomate Par Exellence. Më besoi dhe i besova shumë!

Tina, mbrëmë, pas një lufte të gjatë me sëmundjen, ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare pranë më të dashurve të saj. E të gjithë, SHBA-të, Kosova, familja Kaidanow dhe ne, miqtë e saj nëpër çdo cep të botës, jemi më të varfër dhe me të zbrazët pa të në mesin tonë.

Prehu në paqe, shpirt i bardhë!
Zemërthyer – por krenare që të njoha!

https://www.facebook.com/share/p/fWPfrWfVCMRskgPb/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit