Home Ballina Çitaku kritikon Sveçlën: Dështuan t’i siguroni vendvotimet e rregullta

Çitaku kritikon Sveçlën: Dështuan t’i siguroni vendvotimet e rregullta

0
Çitaku kritikon Sveçlën: Dështuan t’i siguroni vendvotimet e rregullta

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili gjatë vizitës në veri të Kosovës tha se kjo pjesë tashmë frymon ndryshe.

Ai tha se Qeveria, pjesë e të cilit është edhe ministri ka dështuar t’i sigurojë vendvotimet e rrëgullta.

“Ministri i Punëve të Brendshme paska thënë për veriun e vendit “ Kjo pjesë tashmë frymon ndryshe”. Po Ministër, frymon në kontejnera.

Qeveria e juaj ka dështuar t‘i sigurojë vendvotimet e rregullta.  Mos u krekos. Mos na shit dushk për gogla”, ka shkruar ajo në Facebook.

Exit mobile version