Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se është i vërtetë raportimi i Nacionales se kompania e vëllait të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të Albin Kurtit, ka marrë licencë nga ZRrE-ja për tregti me energji.
Çitaku, në një postim në Facebook, theksoi se krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galoponte.
“E vërtetë, kjo nuk është aspak befasi. Krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galoponte. Sot, gjithçka vendoset në grupe të mbyllura në WhatsApp, nga tenderët, te licencat, e deri te ndërprerjet e energjisë elektrike”.
“Dhe në ato grupe janë të përfshirë krerët e kupolës së Vetëvendosjes, ashtu siç tashmë është e dokumentuar edhe nga Prokuroria. Por faturën nuk e paguajnë ata. Faturën, me gjithë pasojat, po e paguajnë qytetarët, çdo muaj, çdo ditë, çdo orë”, ka thënë Çitaku.